Thuhet që pushimet në mënyrë të pavetëdijshme të kthejnë në fëmijëri… A nuk mendoni edhe ju për aromën e detit, kalatë e rërës në breg të detit e aromën e freskët të pishave kur kujtoni pushimet?

Ka një vend “magjik” ende që në mçnyrë të çuditshme lidh të shkuarën me të tashmen, tradicionalen me modernen dhe mund të konsiderohet pa frikë si vendi ideal i pushimeve verore.

Prestige Resort prej vitesh mban vendin kryesor në destinacionet verore për shumë turist  vendas e të huaj.

Çfarë e bën të jetë ndalesa e pakrahasuar?

Me kamerën e emisionit Vila24 bëmë një vizitë në këtë Resort. Në një ditë të bukur korriku dhe në aq kohë qëndrimi aty kuptuam pikërisht këtë, pse dashurohesh me Prestige Resort.

Lokacioni është perfekt, në zemër të Golemit. Shumë pranë Tiranës, aeroportit e jo vetëm. Me pak fjalë pushimet nisin që në ditën 1 pa harxhuar kohë në udhëtim.

Infrasfruktura e Prestige Resort është e menduar dhe ndërtuar në atë mënyrë ku pushuesi nuk duhet të mendojë për asgjë me shumë sesa “çfarë pjate do shijojë në vaktin e radhës” apo “cilën pishinë të zgjedhë”.

Që në hyrje nis rehatia në një sipërfaqe dedikuar mjeteve private, ku pasi zbarkon valixhet, fillon festa. Dhoma komode, të arreduara bukur e me ajër, dritë e privatësi. Me pamje nga pishat apo deti. Dhoma ne çift apo familjare, apo vilat më të veçuara nëse i doni të tilla.

Stafi na pohon se Prestige Resort ka alternativa për të gjitha tipologjitë e turisteve. Vitet e fundit ka filluar të preferohet goxha paketa “All inclusive” ku Prestige Resort vjen me një restorant të madh dedikuar kësaj klientele.

Patjetër që restoranti “À la carte” të fton ta shijosh, së pari është bukuria dhe vendosja me pamje nga pishinat e deti. E se dyti për menunë e shijshme që ofron. Nëse jeni tradicional në shije, nuk mungon restoranti i tretë, më pranë plazhit ku mund të konsumoni në çdo orë të ditës.

Nëse jeni vendosur ne Aqua Park nuk ka nevojë të lëvizni, restoranti i katërt është i vendosur pikërisht pranë pishinës më me adrenalinë që keni provuar. Pishina me ujë të ëmbël apo të kripur, për të rritur apo për fëmijë. Të qeta apo aventurë si ajo e “Aqua Park” gjenden të gjitha brenda një resorti.

Dita nuk mbaron me ushqim, lojëra e det… Mbrëmjet i dedikohen muzikës live, vallëzimeve e festës se dashamirësve të orëve të vona. Lounge Bar në mbrëmje mirëpret pushuesit në një ambjent buzë detit, të menduar plot shije, ndriçuar bukur, me një gotë në dorë duke i bërë “Gezuar” verës e pushimeve që duam kaq shumë.

Prestige Resort nuk është thjesht një resort, është resorti që është konceptuar siç e doni ju, ndaj kushdo që e prek nga afër largohet me shijen më të ëmbel të pushimeve dhe me fjalinë “Sa bukur ishte”…

Vera ka ende kohë të shijohet, ndaj Prestige Resort është aty për të bërë të paharrueshme pushimet tuaja.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb