Mario Mitaj u kthye titullar te Al Ittihad në Arabinë Saudite. Mbrojtësi i kombëtares luajti nga minuta e parë në ndeshjen e kampionatit, të barazuar 2-2 ndaj Al Fateh. Paraqitja e Mitaj ishte pozitive dhe u vlerësua me notën 7.3.
Ky sezon nuk ka qënë dhe aq i mirë për lojtarin kuqezi, pasi trajneri Sergio Conceicao në shumë sfida e ka lënë jashtë grumbullimit. 22-vjeçari është aktivizuar në 9 takime.
