Mauricio Poçetino, trajner i Totenhemit, ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për finalen e madhe të Champions League kundër Liverpulit, në program më 1 qershor në “Ëanda Metropolitano” të Madrdidit. Në listën me 26 lojtarë është edhe Herri Kejn, që rikthehet pas një dëmtimi në kavilje, të cilin e pësoi në takimin e parë kundër Mançester Sitit. Ja lista e plotë:
Portierë: Loris, Vorm, Gazaniga, Uitman.
Mbrojtës: Tripier, Ros, Alderveireld, Vertongen, Sançez, Uolker, Fajth, Orie.
Mesfushorë: Uiks, Uajama, Dier, Sisoko, Eriksen, Dele Ali, Dejvis, Marsh, Skip.
Sulmues: Son, Kejn, Lamela, Jorente, Moura.
(Balkanweb)
