Pas disa javësh jashtë fushe për shkak dëmtimi, Armando Broja është riktheyr në stërvitje. Në fotografitë e publikuara nga Burnley në rrjetet sociale, shihet sulmuesi kuqezi bashkë me shokët e skuadrës.  24-vjeçari mungoi jo pak por 5 ndeshje.

Mes lëndimeve dhe larg formës së duhur, sezoni futbollistik i lojtarit nuk ka qënë aq pozitiv. Në 19 ndeshje të luajtura, ai ka realizuar 1 gol dhe ka  dhuruar 1 asist.

Broja synon që të rikuperohet në kohë për ndeshjen e 26 marsit, atëherë kur Shqipëria përballet me Poloninë në Play off të Botërorit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb