VLORË- Kryeministri Rama deklaroi nga Vlora se pavarësisht problemeve të hasura, puna për ndërtimin e “By pass”-it të këtij qyteti po vijon me ritmet e kërkuara, por në fakt, nga vëzhgimet në terren të gazetarit të News 24, Enrik Mehmeti rezulton se aty është ndërprerë puna.

Siç mund të shihet edhe në pamje në rrugë nuk ka mjete apo punëtor që siguron ritmet e kënaqshme siç thotë Rama.

Bypass-i i Vlorës ka një gjatësi prej 29 kilometrash dhe fillon nga rrethrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë, duke përfunduar në afërsi të Orikumit. Ky aks do të ketë 2 korsi në ngjitje dhe 1 në zbritje, si dhe parashikon 6 ura kryesore me gjatësi 50 -150m Vlera e kontratës së punimeve të nënshkruar sot për ndërtimin e këtij bypass është 35,289,872.64 Euro dhe me kohëzgjatje prej 30 muajsh nderkohe qe punimet kane filluar vitin e kaluar.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: