Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka ngritur në fokus situatën e arsimit. Ai theksoi se cilësia e dobët e arsimit ka kontribuar te shpopullimi.

REAGIMI I BYLYKBASHIT
Janë 250 mijë nxënës e studentë me pak në 10 vite. Cilësia e dobët e arsimit ka kontribuar te shpopullimi
Jemi këtu për të diskutuar për keqqeverisjen e kryeministrit Edi Rama me fokus në arsimin.
Kemi filluar këtë cikël për të vënë përballë propagandës, faktet kokëforte që tregojnë se cili është realiteti i keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Arsimi dhe shkenca janë elementët thelbësore të një qeverisje.
Ajo që është arsimi sot, është Shqipëria në tre dekadat e ardhshme.
Dhe gjendja skandaloze e arsimit sot tregon se kush është e ardhmja e shqiptarëve në dekadat që do vijnë.
Arsimi sot në Shqipëri është braktisur financiarisht. Nëse në qeverisjen e PD, buxheti ishte 3.4 përqind, sot është- përveç premtimit të gënjeshtërt të qeverisë së Edi Ramës që do ta çonte në 5 përqind- është vetëm 2.3 përqind.
Pra as gjysma e asaj që ishte premtuar dhe mjaft më e ulët se në qeverisjen e PD.
Sigurisht kjo është shoqëruar me braktisje në aspektin infrastrukturor, janë më shumë se 600 shkolla të mbyllura në Shqipëri.
Kjo bashkë me dështimin e një reforme territoriale administrative që ka ndikuar në uljen e interesit të qeverisë vendore dhe qendrore për të investuar në shkolla.
Shkollat po mbyllen, komunitetet po braktisen.
Një aspekt fare i qartë për atë impakt shkatërrimtar që politikat arsimore që kanë pasur politikat arsimore të qeverisë Rama, vjen nga PISA, që tregon se arsimi shqiptar ka rënien më të lartë se të gjitha vendet e tjera.
Një aspekt shumë i rëndësishëm negativ, që tregon edhe vullnetin politik negativ të kësaj qeverie, është përdorimi i sistemit arsimor si një detashment politik. Politizimi i të gjithë strukturës arsimore dhe përdorimi i tyre në patronazhimin politik për vota apo vendosja, siç është konstatuar në raportet ndërkombëtare, presionet mbi arsimtarët si pjesë e administratës publike, për të votuar në favor të qeverisë së Edi Ramës, sigurisht kjo ka një pasojë dërrmuese jo vetëm mbi meritokracinë dhe cilësinë e mësimdhënies, por edhe si përdoret arsimi shqiptar.
Në mbyllje do të them disa shifra kokëforta.
Në këtë 10-vjecar, janë 110 mijë nxënës të detyrueshëm 9-vjeçar mpak.
Janë 60 mijë nxënës të arsimit të mesëm më pak.
Janë më shumë se 60 mijë studentë më pak, sigurisht pa llogaritur edhe ata të sistemit parashkollor.
Pra është një shifër që shkon prej rreth 250 mijë nxënësish dhe studentësh në të gjithë nivelet më pak në këtë 10-vjeçar.
Kjo ka një konkluzion fare të qartë, politikat shkatërrimtare, grabitqare, korruptive të qeverisë Rama, siç kanë shkatërruar çdo aspekt tjetër, po shkatërrojnë arsimin.
Arsimi shpesh përdoret edhe për të grabitur fonde publike.
Investimet në infrastrukturë shpesh kanë fokus vjedhjen nëpërmjet korrupsionit me tenderat e ndërtimit dhe rindërtimit dhe bërjen funksionale në standarde moderne të infrastrukturës.
Por ashtu siç politikat shpopulluese kanë çuar në një rënie dramatike të popullsisë që ndikon të arsimi, në 10-vjeçarin e fundit kemi 9 mijë mësues më pak.
Por nga ana tjetër kemi një arsim që kontribuon në këtë shpopullim.
Në vend që arsimi të shërbejë si brezaret që ruajnë dheun nga erozioni, arsimi nuk ofron asnjë shpresë apo incentivë për të rinjtë që të qëndrojnë dhe të mos ikin.
Janë të gjitha këto të përmbledhura si pjesë e një keqqeverisje të këtij 10-vjeçari që nuk ka asnjë dritë në fund të tunelit që tregon se diçka mund të ndryshojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb