TIRANE- ‘Me hartën me 61 bashki, standardet e zgjedhjeve u kthyen pas në situatën skandaloze të 2000-2001! Më shumë së një dekadë pune dhe reforma zgjedhore konsensuale të bëra pluhur në pak çaste,  sipas vullnetit imponues të qeverisë’. Kështu ka shkruar në një postim në rrjetin social Facebook, deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila hodhi poshtë kërkesën e PD për ndarjen e re Administrativo- Territoriale. Më tej në këtë postim, Bylykbashi shtoi ‘Vetëm zgjedhje me legjitimitet nuk do këtë me 21 qershor 2015. Pasgoditjet sizmike të kësaj që ndodhi sot, do ndjehen gjatë në politikë dhe Rama do jetë përgjegjës’.

(o.d/ BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: