Mbrëmjen e kësaj të diele janë rikthyer reshjet e borës në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit.
Reshje me intensitet ka patur edhe në bypass-in e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit. Prej pak minutash reshjet janë intensive ndërsa vazhdon të ketë probleme me qarkullimin e automjeteve tek baypass-i i Murrizit , pjese e rrugës se Arbrit.
Për mbajtjen hapur të qarkullimit janë vendosur në dispozicion 2 borëpastruese nga firma që ndërton rrugën e Arbrit.
Sakaq, reshjet kanë nisur edhe në Bulqizë e Dibër por as atje momentalisht nuk raportohet të ketë probleme sa i përket qarkullimit të automjeteve.
Policia Rrugore e Qarkut Dibër këshillon drejtuesit e mjeteve që përdorin aksin e rrugës së Arbrit në drejtim të Tiranës apo anasjelltas të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të mbajnë me vete antirrëshqitës, pasi nëse reshjet vazhdojnë me intensitet mund të ketë probleme në orët në vijim.