Recete nga znj Eneida
Përbërës
1 petë sfoliatë
1 kuti me angjinare të gatshme
1 qepë e njomë
1 thelpi hudhër
3 vezë
100 ml pana
50 gr djathë kaçkavall
1 e verdhë veze
Fara susami
Përgatitja
Petën e nxjerrim nga frigoriferi dhe e lëmë të shkrijë. Në një tigan skuqim qepën e njomë me hudhrën dhe shtojmë angjinaret. E lëmë të ftohet dhe shtojmë vezët me panën, djathin, kripën dhe piperin e zi. Shtrojmë petën në një tavë, e shpojmë me pirun dhe shtojmë masën. E lyejmë me të verdhë veze dhe fara susami lart dhe e pjekim në 200 gradë deri sa të fryhet e të marri ngjyrën kafe klasike të petës sfoliatë kur piqet.
(BalkanWeb)
