Nga: ZONJA ENEIDA
5 peta për byrek
4 vezë
100 gr sheqer kaf
200 gr kungull portokalli
300 ml qumësht
2 lugë miell
Një dorë arra
Pak kanellë
Gjalpë
Rrahim vezët me sheqerin dhe shtojmë qumështin. Shtojmë kungullin, arrat, miellin dhe kanellën dhe i trazojmë mirë. Shtrojmë petët në tavë të lyera me gjalpë dhe kthejmë petët mbi mbushje. E pjekim me 190 gradë për 40 minuta.
