Motra e shefit të byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, e cila banon në Izrael, u arrestua me dyshimin se ishte në kontakt me anëtarë të organizatës palestineze dhe mbështet terrorizmin. Sot në mëngjes, policia bastisi shtëpinë e të dyshuarës 57-vjeçare nga qyteti Tel Sheva, në jug të Izraelit.

Gruaja u arrestua për t’u marrë në pyetje, siç raporton gazeta Haaretz.

Motra e Haniyeh do të transferohet sot në Be’er Sheva për një seancë që synon zgjatjen e paraburgimit të saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb