Portieri shqiptar Alen Sherri, luajti titullar për Cagliarin, në fitoren 1-0 ndaj Hellas Veronës. Pas sfidës, Sherri bëri një postim në rrjetet sociale, teksa nuk fshehu lumturinë për ruajtjen e portës së paprekur për herë të parë.

“Shumë i lumtur për fitoren time të parë dhe për ruajtjen e portës së paprekur për herë të parë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Le të vazhdojmë kështu.”- shkruajti ai.

Kujtojmë se për Sherrin kjo ishte ndeshja e 3-të në Serie A.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb