Cagliari ka rikthyer përpara kohe në skuadër Alen Sherrin. Klubi nga Sardenja ndërpreu huazimin e portierit te Frosinone në Serie B.
Arsyeja ka të bëjë me faktin se portieri i dytë i Cagliarit, Boris Radunovic ka kaluar në radhët e Spezias.
Në këto kushte, te Cagliari nuk kanë përse të shpenzojnë dhe kanë kthyer në ekip “gardianin”. Alen Sherri kaloi në Itali nga skuadra e Egnatias.
