TIRANE- Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako priti sot delegacionin e Policisë gjermane të kryesuar nga Dr. Dieter Romann, President i Policisë Federale gjermane. Drejtori Çako ka theksuar se Policia është e angazhuar maksimalisht për të frenuar fenomenin e azilkërkuesëve në vendet e BE-së.
“Falë angazhimit të strukturave të luftës kundër trafiqeve të paligjshme kemi arritur të vëmë nën kontroll disa angjensi turistike udhëtimi të cilat organizonin me anë të mashtrimit udhëtime drejt Gjermanisë. Fluksi është frenuar duke shkuar drejt normalitetit”, nënvizoi Drejtori.
Me mbështetjen e Policisë Federale Gjermane dhe Fondacionit gjerman Hanns-Seidel, Policia Kufitare ka zhvilluar trajnime të ndryshme që lidhen me sigurinë ne aeroporte, identifikimin e dokumenteve false të udhëtimit si dhe kontrollet në vijën e dytë në Pikat e Kalimit Kufitar.
Gjatë takimit të dy Drejtorët e Policisë, kanë theksuar dhe vlerësuar si të shkëlqyer bashkëpunimin, si dhe kanë shprehur gadishmërinë për ta thelluar më tej atë.
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka njohur Dr. Dieter Romann me prioritet dhe fokusimin që ka Policia shqiptare, në drejtim të luftës kundër Krimit të Organizuar, Trafiqeve të Paligjshme, Korrupsionit, Krimeve kibernetike dhe Terrorizmit.
Zoti Çako ka theksuar se “këto prioritete dhe fokusime të punës sonë janë në orientim të plotë të objektivave të qeverisë shqiptare dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ne jemi të angazhuar maksimalisht për t’i përmbushur këto objektiva duke bashkëpunuar ngushtësisht edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë”.
President i Policisë Federale gjermane ka vlerësuar si shumë të shkëlqyer bashkëpunimin me Policinë Kufitare, duke e cilësuar si një bashkëpunim të nivelit shumë të lartë dhe të besueshëm mes dy policive kufitare. Si rezultat i këtij bashkëpunimi mjaft të shkëlqyer, ai propozoi ekspertizë shtesë për trajnimin e policisë kufitare shqiptare .
Gjithashtu Dr. Dieter Romann ka theksuar se në drejtim të frenimit të fenomentit azilkërkues, autoritetet shqiptare prej shumë kohësh kanë marrrë iniciatiavat e duhura dhe Policia Kufitare po bën punën e duhur.
Ai shtoi se policia gjermane vlerëson punën e palës shqiptare në drejtim të parandalimit dhe frenimit të fenomentit të azilkërkuesit, por edhe të goditjes së fenomeneve të tjera kriminale.
Kreu i policisë gjermane i ka prezantuar Drejtorit Çako, një trilogji masash të marra nga qeveria gjermane për të frenuar fenominin e azilit:
* shkurtim të procedruarave dhe afateve të azilit
* rikthim nga Gjermania në vendet e tyre
* bashkëpunim operacional me shërbime të përbashkëta në vendet e origjinës.
Nga ana e tij Drejtori i Policisë së Shtetit e ka siguruar për gadishmërinë e Policisë shqiptare për të bashkëpunuar në këtë drejtim, me Policinë gjermane dhe me FRONTEX.
(ma.ar/BalkanWeb)
