Calum Turner ka folur hapur për marrëdhënien e tij me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duke e cilësuar lidhjen e tyre si një premtim të përjetshëm dashurie. Në një intervistë për emisionin Etalk, aktori britanik 35-vjeçar u pyet për planet e ardhshme të çiftit. Përgjigjja e tij ishte e shkurtër, por e qartë: “Thjesht të jemi bashkë, përgjithmonë.”

Historia e dashurisë mes dy yjeve nisi në janar 2024, kur u konfirmua lidhja e tyre. Thashethemet për fejesën shpërthyen në dhjetor 2024, pasi Dua publikoi disa foto në rrjete sociale me një unazë diamanti në gisht. Konfirmimi erdhi vetëm disa muaj më vonë, në qershor 2025, gjatë një interviste për British Vogue, ku këngëtarja e pranoi publikisht se ishte fejuar.

“Po, u fejuam. Është shumë emocionuese,” tha Dua Lipa, duke shtuar: “Ky vendim për t’u plakur së bashku, për të ndarë jetën dhe për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë – është një ndjenjë vërtet e veçantë.”

Edhe pse çifti nuk ka nxituar të planifikojë dasmën, miqtë e tyre tregojnë se fejesa ka qenë një hap i natyrshëm. Një burim për revistën People deklaroi: “Dua është e çmendur pas Calum. Ata kanë folur për të ardhmen dhe për dasmën, por sapo janë fejuar dhe po shijojnë këtë periudhë festive.”

Përveç dashurisë, Dua dhe Calum kanë vendosur të bashkojnë forcat edhe profesionalisht. Ata kanë themeluar së fundmi kompaninë TwentyTwo Films Limited, e cila do të fokusohet në prodhimin e filmave dhe serialeve televizive. Të dy zotërojnë aksione të barabarta në kompani.

Një burim i afërt i çiftit i tha The Sun: “Dua dhe Calum janë njerëz shumë ambiciozë dhe kanë shumë plane për projekte që duan t’i realizojnë së bashku. Ajo tashmë e ka provuar veten në botën e filmit dhe, nëse do të marrë pjesë në projekte të reja, dëshiron të ketë më shumë kontroll krijues.”

Çifti duket i vendosur që dashurinë ta shndërrojë edhe në partneritet artistik e profesional, duke ecur krah për krah në të gjitha dimensionet e jetës së tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: