Një sponsor i ri është shfaqur në derën e klubit katalanas të Barcelonës me ‘misionin’ për t’i ndryshuar emrin stadiumit “Cam Nou”. “Radio Katalunja” raporton se kompania farmaceutike spanjolle “Grifols” i ka ofruar klubit të Barcelonës 400 milionë euro që stadiumi të mbajë emrin e saj për 30 vitet e ardhshme.
Barça këtë ofertë do t’a shqyrtojë me shumë kujdes pasi paratë në këto momente janë shumë të nevojshme. Një pjesë e mirë e tyre mund të përdoren për rikonstruksionin e stadiumit ku tashmë pas projektit pritet të nisin punimet. Një tjetër problem që Barcelona mund të mbyllë me këto para është edhe kontrata e Lionel Messi-t.
Mirëpo këto mund të mbesin vetëm në mendjen e drejtuesve pasi tifozët katalanas është e sigurtë se nuk do t’a mirëpresim mirë këtë lajm. Klubi i Barcelonës funksionon si një shoqëri aksionere ku shumë tifozë kanë aksione dhe për t’i bindur do jetë shumë e vështirë.
Para 6 vitesh u krijua një debat i madh mes palëve kur Barcelona pranoj të bashkëpunonte me “Qatar Foundations” si sponsor që do të vendosej në fanellë, iamgjinoni se si mund të jetë situata kur flitet për të ndërruar emrin e stadiumit i cili nuk është vetëm një impiant futbolli, por një emblemë e qytetit.
Teksa mediat kanë krijuar zhurmat e para, vetë kompania “Grifols” ka sqaruar qëndrimin e saj në lidhje me këtë lajm. Sipas një komunikate për shtyp nga gjiganti spanjoll i barnave, nuk ka asnjë të vërtetë mbi propozimin e aluduar prej 400 milionë eurosh. E vërtetë ose jo, do ta tregojë koha, por shuma të tilla po bëhen gjithmonë e më shumë normale në futbollin e sotëm.
(e.k/BalkanWeb)
