Këmbët kilometrike, një shikim dhe buzë sensuale, Candice Huffine, modelja më forma të rrumbullakëta, është ndër më të famshmet në botë, aq sa do të jetë në edicionin 2015 të Kalendarit Pirelli. Për herë të parë një femër me forma të tilla ka qenë pjesë e listës së ikonave të bukurisë, si Adriana Lima ose Gigi Hadid. Amerikania 29 vjeçare, ka forma mahnitëse si 96, 83, 108, për një gjatësi 1 metër e 80 lartësi. Pesha 90 kilogramë është një shenjë që të heq idenë e një femre kopertine, të cilat zakonisht karakterizohen nga dobësia me çdo kusht. (da.xha/BalkanWeb)
