Disfata 3-0 ndaj Bournemouthit në raundin e tretë të Ligës së Europës la Milanin me shumë pikëpyetje, por momenti që ndryshoi rrjedhën e takimit ishte dalja me karton të kuq e Mike Maignan në minutën e 27-të. Për këtë episod dhe pasojat që pati te kuqezinjtë, ka reaguar edhe ish-trajneri Fabio Capello.
“Duhet të kemi kujdes që të mos bëjmë gabime të tilla. Ende mungon bindja se jemi aq të fortë sa mund të jemi, dhe kjo të çon drejt bërjes së këtyre gabimeve.
Penalltia e parë mund të ndodhë, por është e pakuptueshme që Maignan të bëjë një gabim të tillë dhe të penalizojë ekipin e tij. Kjo është e papranueshme.
Goli i tretë i pësuar nga Milani nuk duhej të ndodhte. Muri mbrojtës nuk mund të hapet. Nëse pranon të qëndrosh në mur, duhet të jesh si një mur i vërtetë, jo si një çarje. Milani nuk krijoi asgjë dhe pati vështirësi për të kaluar vijën e mesit të fushës”.
