I mirënjohuri Fabio Capello nuk është përmbajtur aspak kur është pyetur për arbitrimin.

“Arbitrat janë mafia. Nuk duan të mbështeten te ish-futbollistët për VAR-in, te njerëz që njohin lëvizjet e futbollit, gjestet që bën një lojtar për të ndaluar, apo për të ndihmuar veten. Shpesh marrin vendime të gabuara, sepse nuk kanë luajtur vetë. Një lojtar preket në fytyrë, hidhet dhe ata vërshëllejnë. Pse vërshëllen? Kjo gjë më çemend.

Zgjidhja- “Duhet të vendosin dikë (ish-lojtar ose ish-trajner) që t’i thotë arbitrit: ‘Mua nuk më duket penallti’. Me UEFA-n kemi analizuar 20 penallti të akorduara. I kemi riparë me ish-lojtarë dhe ish-trajnerë, vetëm 6 ishin penallti, 14 jo”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb