Cara Delevigne është një modele që i pëlqen të zbavitet. Të paktën kështu duket teksa shef profilin e saj social. E qeshur, e vendosur, në rregull me veten duket se Cara nuk ka qenë gjithmonë kështu.
E ftuar në konferencën e ‘Women in the World’ në Londër, modelja ka folur për depresionin që ka kaluar, disa muaj më parë, duke thënë për herë të parë, që pikërisht personi që e ka shpëtuar ka qenë Kate Moss.

‘Kur isha në shkollë isha shumë keq mendërisht, ka thënë Cara Delevigne, Kisha tentuar shumë herë të vrisja veten nuk doja më të jetoja.

Problemet që kisha nuk ja tregoja mjekëve. Doja vetëm që dikush të më ndalonte, më dukej sikur nuk isha e aftë mjaftueshëm, sikur po jetoja ëndërr e dikujt tjetër’.

Suportin më të madh modelja 23 vjeçare e gjen tek mikesha Kate Moss, e cila konsiderohet edhe sot trashëgimtare në olimpin e modës.

‘Kate më ka mbështetur në një moment shumë të vështirë dhe kështu, pas sugjerimeve të saj fillova të thoja jo dhe mora një pushim’. ‘Pranojeni veten për atë që jeni, dashurojeni, pranoni joperfeksionet tuaja, sepse janë ato që ju bëjnë të vecantë’.

Cara Delevigne dhe Kate Moss janë shumë mikesha dhe dëshmitare në brande të ndryshme së bashku. Dy ikona në modë dhe në jetë nuk mund ti gjesh gjithmonë. (da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb