Reperja e njohur Cardi B është bërë nënë për herë të dytë, pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me lojtarin e NFL-së, Stefon Diggs. Sipas burimeve pranë artistes që kanë folur për TMZ, Cardi B lindi një djalë të shëndetshëm javën e kaluar, ndërsa partneri i saj ishte pranë saj gjatë gjithë procesit të lindjes.

Artistja e konfirmoi ngjarjen e gëzueshme të enjten përmes një postimi në rrjetet sociale. Në mesazhin e publikuar në Instagram, ajo foli për transformimet e mëdha që po kalon dhe për fillimin e një etape të re në jetën e saj.

“Jeta ime ka qenë gjithmonë një kombinim kapitujsh dhe sezonesh të ndryshme. Kapitulli i mëparshëm ishte fillimi i një epoke të re. Të fillosh nga e para nuk është kurrë e lehtë, por ia vlejti!”, shkroi Cardi B.

Ajo shtoi se ardhja e foshnjës së saj është një tjetër arsye për t’u përmirësuar dhe për t’i dhënë fëmijëve të saj dashurinë dhe jetën që meritojnë.

“Solla muzikë të re dhe një album të ri! Një fëmijë të ri në botën time dhe një arsye tjetër për të qenë versioni më i mirë i vetes…”, u shpreh reperja në postimin e saj. Me këtë moment të ri në jetën e saj personale, Cardi B duket se po hyn në një fazë të re, si në aspektin familjar ashtu edhe në atë artistik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: