GJIROKASTER- Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur procedimin penal për dy zyrtarë të Bashkisë, pasi akuzohen se nuk mbikëqyrën punimet e objektit disa metra larg pallatit në lagjen “Punetore”, që u bë shkak për çarjen e tokës.

Vullnet Tola, përgjegjës i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor, dhe Aleksandër Pesha inxhinier në bashki akuzohen për shpërdorim detyre.

Gërmimet e bëra për ndërtimin e një muri pranë pallatit dhe vilës dyshohet se janë shkaku për rrëshqitjen e tokës që rrezikoi familjet. Ndërkohë në raportin e gjeologeve parashikohen ndërhyrje me mure mbrojtëse për të shmangur avancimin e rrëshqitjeve të tokës. Gjithashtu zona do jetë nën monitorim të vazhdueshëm.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb