Carla Bruni ka pozuar në majë të një grumbulli me mbeturina, nga ato të grumbulluara prej ditësh në rrugët e Parisit, duke bërë një koment ironik për kryebashkiakun e kryeqytetit francez. Bashkëshortja e ish-presidentit, Nicolas Sarkozy, në postimin e saj në Instagram, për pak sa nuk është ngjitur mbi qeset plastike pranë koshit.

“Erdhi pranvera! Faleminderit, Ann Hidalgo ”, ka shkruar Bruni, duke i dërguar një “faleminderit” kryebashkiakut socialist që nuk ka marrë masa, pasi shumë e kanë kritikuar.

Mijëra ton mbeturina janë grumbulluar në rrugët e Parisit, për shkak të një greve të zgjatur nga punonjësit e grumbullimit.

Javën e kaluar, konkretisht të premten, autoritetet vlerësuan se ishin grumbulluar 10 mijë ton plehra, një sasi që tani është rritur më shumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb