Një nga temat më të diskutuara të ditës së fundit ka qenë ajo e kalimit të golfistit spanjoll Jon Rahm nga kampionatet e PGA në ato të LIV. Këta të fundit drejtohen dhe sponsorizohen nga sheikët e Arabisë Saudite dhe Rahm ka pranuar një ofertë marramendëse falë të cilës do të përfitojë 500 milionë euro në 4 vite.

Për këtë çështje është pyetur sot në konferencë për shtyp edhe Karlo Ançeloti, teksa i është kërkuar një opinion rreth temës në fjalë.

“Do shkoja në këmbë për 500 milionë euro, nuk do të kisha nevojë për avion. Do ikja duke ecur… Është shaka, çdokush zgjedh atë që dëshiron. Bota po ndryshon dhe do të ndryshojë. Nuk më çudit asgjë. Rahm është shumë i mirë, nuk di shumë nga golfi, por më duket se është më i miri nga të gjithë”, tha trajneri italian i Real Madrid./PANORAMASPORT.AL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb