Gjatë intervistës së dhënë për Placara, mesfushori i Manchester United dhe i kombëtares braziliane, Casemiro, është rikthyer për të folur për eliminimin e Seleçiaos në Botërorin e Katarit nga Kroacia.

“E urrej të qaj, por pas eliminimit në Kupën e Botës në Katar u ndjeva i thyer. Përballë të tjerëve më duhej të ruaja një farë gjakftohtësie, por në dhomën time shpërtheva në lot si fëmijë” – Tha ai. Casemiro ka luajtur deri më tani plot 71 paraqitje për Brazilin, ku ia ka dalë të shënojë 7 gola. 31 vjeçari ka qenë edhe pjesë e të rinjve.

Futbollisti tha diçka edhe për kalimin nga Real Madrid te United: “Së pari fola me familjen time, e cila e pranoi menjëherë. Ishte mundësia për të lënë një klub të madh në një moshë që ende më lejonte të kem atë uri për të vazhduar të fitoj. Nëse do të kishin kaluar dy ose tre vjet nga tani, nuk do të kisha lënë Real Madridin për të shkuar në një tjetër klub, nuk do ta kisha atë ambicie për të ndryshuar liga, transferimi ndodhi në momentin ideal”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: