Milan nuk meritoi kualifikimin në Gjysmëfinale të Champions League. Këto kanë qenë fjalët e Antonio Cassanos, në një intervistë të dhënë për Bobo TV. Cassano shprehet se napoletanët luajtën më mirë, por si duket nuk ishte e thënë.
“Për mendimin tim, AC Milan nuk e meritonte të kualifikohej kundër Napolit. Skuadra e Spallettit gjuajti në portë 46 herë, në ndeshjen e parë mund të kishte shënuar katër gola në 12 minutat e para. Pastaj duhet të përgëzojmë Piolin për atë që ka bërë, ai është shumë i mirë dhe është përmirësuar shumë” – Tha ai.
Sa i takon rezultateve të dy ndeshjeve, ekipi i Pioli fitoi 1-0 aktin e parë, ndërsa akti i dytë përfundoi 1-1. Vlen të theksojmë se Milan do të përballet me Interin në Gjysmëfinale, në një derbi që premton shumë.
(BalkanWeb)
