Catherine Zeta-Jones po shjon pushimet e verës teksa ka postuar disa selfie me rroba banje në llogarinë e saj personale në Instagram.

Aktorja 53-vjeçare kishte veshur një palë rroba banje njëngjyrëshe, një kapele të madhe prej kashte dhe syze dielli të zeza.

Aktorja fituese e çmimit Tony ka komentuar thjesht me fjalën: “Ciao” dhe ka shtuar një emoji dielli. Fansat e saj vërshuan me komente si ” një grua e bukur”, “wow”, “sa e bukur”.

Zeta-Jones, 2 javë më parë, kishte festuar nominimet për çmimet Emmy të këtij viti, për serialin “E mërkurë”, në të cilin mori pjesë si Morticia Adams.

“Urime Xhenës dhe gjithë familjes sime të filmit ‘E Mërkurë’!!! Faleminderit Akademisë së Televizionit! ”, ka shkruar ajo në postim duke festuar këtë moment historik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb