Një stuhi e fuqishme ka goditur sot Kroacinë, ku janë raportuar dëme materiale, si në shtëpi private, ndërtesa kolektive ashtu dhe në infrastrukturë.

Pamje të ndryshme , tregojnë pamje nga Zagrebi dhe pjesë të ndryshme të Kroacisë.  Aty shihen drunj që janë rrëzuar nga erërat e forta, kurse në disa raste janë shkulur edhe çatitë e objekteve.

Në terren kanë dalë pjesëtarë të shumtë të zjarrfikësve që po bëjnë të pamundurën të lirojnë rrugët për qarkullim, pasi janë bllokuar nga drunjtë e rrëzuar.

Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët në zona të caktuara të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin daljet, përveq nëse janë të nevojshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: