Partneriteti, që do të zbatohet gjatë periudhës 19 shkurt 2026 – 19 shkurt 2027, do të përfshijë një sërë nismash të përbashkëta në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, edukimit, mjedisit, ndërgjegjësimit publik dhe përfshirjes sociale
Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të konsoliduara të biznesit në Shqipëri, dhe Save the Children in Albania, një organizatë udhëheqëse globale për të drejtat e fëmijëve, kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi njëvjeçar që synon të forcojë mbrojtjen e fëmijëve në nevojë, të mbështesë përfshirjen sociale dhe të promovojë një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse për çdo fëmijë në Shqipëri.
Partneriteti, që do të zbatohet gjatë periudhës 19 shkurt 2026 – 19 shkurt 2027, do të përfshijë një sërë nismash të përbashkëta në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, edukimit, mjedisit, ndërgjegjësimit publik dhe përfshirjes sociale, duke përfshirë aktivisht disa nga kompanitë kryesore të Kastrati Group, si Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe kompania e sigurimeve ALBSIG.
Prononocime:
“Për Kastrati Group, zhvillimi i qëndrueshëm nuk matet vetëm me sukses ekonomik, por edhe me ndikimin pozitiv që ne arrijmë të kemi tek komunitetet ku operojmë. Fëmijët janë e ardhmja e këtij vendi dhe mbrojtja e të drejtave të tyre është një detyrim moral dhe shoqëror për të gjithë ne. Ky partneritet me Save the Children është një hap konkret drejt këtij qëllimi,” – u shpreh Ornela Bego, përfaqësuese e Kastrati Group.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Save the Children në Shqipëri, Anila Meço, theksoi: “Partneriteti me sektorin privat është thelbësor për të arritur ndryshime të qëndrueshme në jetën e fëmijëve. Bashkëpunimi me Kastrati Group na jep mundësinë të zgjerojmë ndikimin tonë dhe të ofrojmë më shumë mbështetje për fëmijët më në nevojë në Shqipëri, duke i ofruar atyre mundësinë për një jetë më të mirë.”.
Një vit plot nisma për të ardhmen e fëmijëve
Gjatë periudhës së zbatimit të Memorandumit, Palët do të organizojnë një kalendar të gjerë aktivitetesh që përfshin:
•Fushata publike për të drejtat e fëmijëve dhe ndërgjegjësimin mbi çështje sociale.
•Mbështetje për programe arsimore dhe aktivitete për fëmijët në komunitete vulnerabël.
•Projekte të dedikuara për fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre.
•Evente të përbashkëta në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve dhe data të tjera të rëndësishme.
Ky Memorandum nuk është vetëm një marrëveshje bashkëpunimi – është një premtim për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët e Shqipërisë.
