Problematike është situata e paraqitur në Durrës. Reshjet e shiut ka shkaktuar përmbytje të zona të ndryshme, ndërsa në disa banesa ka edhe prezencë uji.

Ndërkohë zona e ish-kënetës është nën nivelin e ujit, ndërsa shërbimi zjarrfikës ndodhet në vendin e ngjarjes për të tërhequr ujin.

Siç shihet edhe nga pamjet, uji ka përmbytur katet e parë të banesave, orendi, krevate, divane, shihen nën ujë.

“Çdo gjë ka marrë fund”, shprehet një qytetarëve banesa e së cilës i është përmbytur, ndërsa tregon: “Mbrëmë kemi qëndruar , gjumi nuk na merrte, kemi qëndruar zgjuar bashkë me burrin.”


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb