TIRANË – Zëvendësdekania e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Elsa Skënderi, e ftuar në emisionin Sintezë në News 24, deklaroi se çdo i ri që hyn në universitet, duhet të kuptojë aftësitë e tij. Ajo shtoi se në vendin tonë, ka nevojë më tepër për këshillim karriere.

‘Universiteti synon që të pajisë studentët me një diplomë, por edhe me njohuri, për të pasur një të ardhme më të mirë. Është shtuar trysnia, që universiteti të kuptojë tregun e punës. Çështja e këshillimit të karrierës duhet të nisë shumë më herët. Që në gjimnaz ose që në 9-vjeçare, me këshillim, nxënësi duhet të mësohet me veçoritë e tij, me pikat e tij të forta dhe të dijë orientimin që do të marrë nesër. Ka nevojë të shtuar për këshillim karriere. Këshillimi i karrierës duhet të merret nga profesionistë. Duhet më tej të presim që këshillimi i karrierës të jetë profesional, që të na çojë në rrugën e duhur në jetë. Çdo i ri duhet të kuptojë aftësitë që ka dhe të orientohet drejt profesionit, ku ai ka prirje më të forta’, deklaroi Skënderi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb