Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me kalimin e pronësisë dhe rregullat të cilat duhet të ndiqen në mënyrë që kalimi i pronësisë së të pasurive të palujtshme të jetë i ligjshëm.

Avokati ka sqaruar se kusht themelor është që kontrata mes blerësit dhe dhuruesit duhet të lidhet në praninë e noterit, ndërsa ka ndalur edhe në rastet e dhurimit te pronës.

“Çdo kontrate që ka të bëjë me kalimin e pronësisë duhet të regjistrohet, kjo rregullohet nga ligji i kadastrës.
Ka një procedurë.
Kontrata e shitjes për shembull., një person që do të kalojë pronësinë te blerësi, kontrata duhet të bëhet tek noteri. Kontrata e firmosur mes dy individëve pa praninë e noterit nuk ka asnjë vlerë juridike.
Pagesa nuk shkon më nga shitësi tek blerësi. Pagesë kalohet fillimisht tek noteri i cili pas verifikimeve i kalon shitësit.
Edhe kontrata e dhurimit duhet të firmoset te noteri dhe të regjistrohet. Duhet të jetë edhe dhuruesi edhe pranuesi i dhurimit. Nëse është vetëm dhuruesi nuk kemi kontratë dhurimi”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb