Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka ndarë në rrjetet sociale foto nga bashkëbisedimet e tij me qytetarët në rrugët e Tiranës, kryesisht në Njësinë nr. 9, ku ka përcjellë thirrjen për pjesëmarrje në protestën kombëtare të së hënës.
Sipas Këlliçit, çdo qytetar i ndershëm dhe i revoltuar është i mirëpritur të bashkohet në shesh, në një protestë për demokracinë dhe për të ardhmen e fëmijëve.
Protesta do të mbahet të hënën, më 22 dhjetor, në orën 18:00, përballë Kryeministrisë.
Postimi
Në rrugët e Njësisë nr. 9 dhe të gjithë Tiranës për të shpërndarë lajmin e protestës kombëtare të së hënës.
Çdo qytetar i ndershëm, i revoltuar është i mirëpritur në shesh.
Për demokracinë, për të ardhmen e fëmijëve tuaj.
Të hënën, më 22 dhjetor, në orën 18:00, përballë kryeministrit më të korruptuar të Europës!
