Gjatë debatit në studion e emisionit “Open” në News24 analisti Fatos Lubonja është përplasur me Dritan Hilën duke folur në lidhje me betejën për bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 14 majit dhe situatën politike në tërësi.

Hila deklaroi se ish-deputeti i Partis5 së Lirisë, Agron Çela i cili kaloi në radhët e PS-së ka shkuar me qeverinë për interesa ekonomike, gjë të cilën ai e cilësoi si normale. Nga ana tjetër Lubonja ka ndërhyrë duke thënë se në vend ka edhe shtresa të tjera përveç të pasurve, të cilët nuk kanë përfaqësim.

Sipas tij në vend kemi fashizëm ekonomik, pasi gjithë të pasurit janë në një parti politike , të cilën ai e ka cilësuar si “parti bandë” që ka sjellë në vend një pabarazi që po kërcënon edhe lirinë, duke e krahasuar atë edhe me Partinë Komuniste të Kinës.

Hila:

Për interesa ekonomike ka shkuar ky, normale, patjetër që janë për interesa ekonomike. Edhe ata që të japin votën për interes e bëjnë. Ai është biznesmen dhe fiton duke qenë edhe në politike, edhe Berluskoni e dyfishoi pasurinë e tij duke qenë kryeministër në Itali, në një shoqëri të tillë. Ky është sistemi, me këtë do lozim. Unë po flas realitetin.

Lubonja:

Hile sa rëndë që je! Këtu flasim për një sistem demokratik, e pranojmë idenë tënde që ka interesa, sepse partitë e ndryshme shprehin interesa material të ndryshme, por ky është problemi, se në shoqëri nuk ka vetëm Tom Doshër, Çelër, etj, ka dhe njerëz të varfër, etj. Përgjithësisht grupet e ndryshme të interesave duhet të ekzistojnë për të shprehur këto interesa. Këtu një parti bandë ka kapur gjithë të pasurit që kanë kapur votat dhe kanë lënë të papërfaqësuar shtresat e tjera. Këtu kemi pabarazi që kërcënon edhe lirinë, është një fashizëm ekonomik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb