TIRANË

30- vjetori i rrëzimit të statujës së diktatorit Enver Hoxha është përkujtuar me një ekspozitë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. E çelur në kuadër të “Ditëve të kujtesës”, organizuar nga IDMC, ajo solli në vëmendje përmes imazheve, mëngjesin e 20 shkurtit kur pas grevës së studentëve, qytetarët mësynë shtatoren ndonëse u përplasën me policinë.

Tre dekada më pas, ka ende informacione që nuk dihen mbi rrjedhën që mori ngjarja dhe urdhrat që u dhanë.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Duhet të kishim disa dokumente që të na shpjegonin më tepër atë që byroja politike po mendonte pas vdekjes së diktatorit, se çfarë do bëhej më tej. Por këto dokumente ende mbajnë siglën sekret, ndaj i bëj thirrje institucioneve përgjegjëse se sa më parë të deklasifikohen ato dokumente, që historia të shkruhet dhe të analizohet siç ka qenë”, tha Jonila Godole, Drejtore e IDMC.

Ambasadori Gjerman Peter Zingraf e vuri theksin te përkujtimi i viktimave. Ai tha se duhen sensibilizuar të rinjtë për faktin se paqja, pluralizmi demokratik, toleranca dhe pranimi nuk janë dhe nuk kanë qenë marrë si të mirëqena në historinë e Evropës, për çfarë bie dakord, edhe drejtori i arkivit.

“Këto aktivitete janë mënyra se si ne duhet të dialogojmë pa nevojën e fillimit të gjuetisë shtrigave që merret me emra individësh apo grupimesh. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e ka deklasifikuar tërësisht dokumentacionin që ka të bëjë me periudhën komuniste, me përjashtim të shumë pak që përbëjnë ende ‘sekret shtetëror’”, tha Drejtori i Arkivit të Shtetit Ardit Bido.

Bida
Bida

Synimi i ekspozitës është ndërgjegjësimi i shoqërisë për të shkuarën dhe efektet që komunizmi pati në vend. Imazhet e saj dokumentojnë grevën, frikën, kultin e individit dhe rënien e regjimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb