Është çelur në Tiranë edicioni i 12-të i panairit ndërkombëtar “HoReCa Expo Albania 2026”, duke sjellë një platformë të shkëlqyer për promovimin e produkteve dhe shërbimeve të industrisë hoteleri-turizëm.

Edhe në këtë edicion pjesë të panairit janë dy markat unike te birrave ne vend, birra Korça dhe birra Tirana.Të pozicionuar në hyrje të panairit vizitorët mund të degustojnë produktet shqiptare të cilat kanë një shije të veçantë të ruajtur me fanatizëm për shumë vite, duke mbajtur të njëjtat vlera dhe cilësi të lartë.

Përveç promovimit të birrave një tjetër fokus i rëndësishëm gjatë ditëve të panairit është këmbimi i kontakteve me blerës, distributorë dhe agjentë shitjesh.

Ky është një hap i rëndësishëm për krijimin e bashkëpunimeve të reja nga resortet dhe hotelet të cilët duan ti kenë këto dy produkte shqiptare. Shija e vërtete e birrës shqiptare ju fton të vizitoni stendat e tyre në panair, që do të mbeten të hapura në Pallatin e Kongreseve në datat 27–28 shkurt &dhe 1 mars.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb