Eshte celur mbremjen e djeshme ekspozita “My Ithaca”, ne ambientet e Galerise se qytetit te Vlores. Te pranishem ishin njerez te Kultures dhe artit. Nje ekspozite nga dy artistet vlonjate, piktorit Roland Runaj dhe fotografit Julian bleta. Itaka si metafore e jetes, rikthimit ne atdhe, ne vendlindje.

Rolandi e Juliani kane Itaken e tyre, pikerisht Vloren e dashur e te bukur. Prandaj kjo ekspozite per ata vjen si nje deklarate dashurie per qytetin. Fill lidhes i ketij udhetimi te Rolandit dhe Julianit eshte deti. Deti si nisje, si mbërritje, si kthim.

Deti si memorie, si nostalgji, hisori dashurie. Ekspozita reflekton mbi memorien e tyre kolektive mbi femijerine mbi shoqerine. Per Rolandin arti i tij eshte i pasur me simbole. Ai shpesh objekte te ndryshme, ne dukje si pa lidhje, por qe krijon situata te papritura me mesazhe te caktuara.

Ne kete ekspozite, ai paraqet 20 punime me laps ne letër, kurse Juliani si fotograf profesionist me nje eksperience shume te gjate na sjell nepermjet objektivit emocionet dhe kenaqesine qe jep natyra e bukur e qytetit bregdetar te vlores. Imazhet e tij fotografike shquhen per kendveshtrime te vecanta te papritura po ashtu me kalori te pasur.

Ato nuk jane thjesht shkrepje te zakonshme por interpretime artistike. Syrit te tij prej fotografi i bashkohet artisti fotograf duke shkuar me tej gjithe ketyre . Me ane te kompozimit e bashkimit te imazheve te zgjedhura apo kendveshtrimit e ben foton nje veper arti qe perjell mesazhe te karakterit filozofik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb