Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka komentuar sërish dekretin e presidentit Bajram Begaj, sa i takon zgjedhjeve të pjesshme që do të mbahen më 9 nëntor. Përballë sekretarit të Përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushi, Celibashi iu përgjigj akuzave të opozitës, në Komisionin e Ligjeve.

Ai tha se KQZ nuk ka autoritetin për të vlerësuar kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit.

“KQZ nuk është në autoritetin për të vlerësuar kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit, por në kuptim të përgjegjësisë ka detyrimin për të përgatitur procesin zgjedhor.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: