Kur kanë kaluar më shumë se 2 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka shpërndarë sot mandatet për Qarkun e Tiranës. Mandatet e certifikuara janë të Partisë Socialiste, PD-ASHM, Partinë Mundësia e Lëvizjes Bashkë, ndërsa nuk ka ende nuk ka një vendim për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet dhe PSD-në e Tom Doshit. Dy drejtuesit e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet janë përfshirë nga polemikat ditët e fundit sa i takon mandatit të vetëm të fituar prej tyre. Ndërsa, edhe PSD ka kërkuar djegien e listës së mbyllur dhe kalimin e mandatit të vetëm të fituar tek lista e hapur.
Interesante priten të jenë zhvillimet sa i takon mandatit që futi në përplasje Adratik Lapajn dhe Endri Shabanin, dy partnerët e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet. Daja i Shabanit, Zeqir Kordhoni i është drejtuar me kërkesë KQZ-së ku kërkon ta marrë ai mandatin, teksa renditet i 8-ti në listën e mbyllur, duke u tërhequr kështu nga dorëheqja fillestare.
Në KQZ, përfaqësuesja e “Shqipëria Bëhet” kërkoi edhe njëherë që mandati t’i kalojë listës së hapur.
“Është regjistruar në KQZ, me vendim 237, si koalicion për zgjedhjet e 11 majit. Për efekt të këtij regji është depo edhe marrëveshja e koalicionit, subjektet kanë rënë dakord për lista të fiksuara dhe garë të hapur. Ka fituar 1 mandat, më datë 11 maj, koalicioni ka para dorë nga kandidimi para fillimit të procesi të rin dhe pa u mbyllur procesi i rinumërimit për kandidatët e listës së mbyllur për këtë qark. Dorë është kryer kur mandati nuk ekziston, nuk bëhet fjalë për dorë nga mandati, por nga kandidmi. Është përfundimtar, duke e përjashtuar kandidatin nga çdo e drejtë për të përfituar mandat. Nuk janë subjekte garues”, u shpreh Dorina Prethi.
Sa i takon mandatit të Partisë Social Demokrate të Tom Doshit, pritet që ai t’i kalojë kandidatit të listës së hapur i cili mori më shumë vota. Tedi Mula mund të ulet në karrigen e deputetit si përfaqësues i Qarkut të Tiranës, pasi në 11 maj mori 2500 vota.
(BalkanWeb)
