Duke komentuar listën e qarkut Fier, gazetari Elkier Bushkolaj i ftuar në “Open” e ka cilësuar si listë e përcaktuar nga Belinda Balluku. Sipas Bushkolaj, prania e Ceno Klosit në këtë listë bën përshtypje kur ai është i atakuar si person në hetim nga SPAK.
“Duket që ka patur dorë Belinda Balluku, qarku i Fierit ka një listë të fortë, me emra drejtuesit të drejtorive nga 2 ministri të mëdha sic janë Energjia dhe Financa”, tha Bushkolaj.
Ndërsa deputeti Dashnor Sula tha se për herë të parë PS ka bërë lista të mira, pasi kanë ikur të fortët, disa janë në burg.