Kandidati për deputeti i PD për zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja theksoi se Ceno Klosi në Fier mori 1200 vota sipas tij të padrejta.
Ai theksoi se me nismën për rinumërimin e votave, i është bërë një nder Republikës së Shqipërisë në raport me zgjedhjet
“ Mori 1 mijë e 200 vota të pa merituar Ceno Klosi në Elbasan. Ndërkohë në proces verbal i janë shkurtuar 800 vota. Edhe për këtë do të mbahet përgjegjësi se si mund të fshihen 400 vota të qytetarëve të Fierit.
Ndryshoji mandati i Zegjine Caushit në Fier është problemi i tyre. Mua më intereson standarti i zgjedhjeve. Potencialisht në 4 qarqe që hapëm, do të shikojmë Durrësin që nuk është rinumëruar i gjithi. Projeksioni është që kur në 4 qarqe ke probleme, ekzistojnë spekulimet që dhe në qarqe të tjera do të kesh probleme.
Unë gjykoj që ne që kërkuam rinumërim i sollëm Republikës së Shqipërisë në raport me zgjedhjet.”, tha Kalaja.
