Në Presidencë kanë nisur përgatitjet për kalimin e detyrës nga presidenti në largim Ilir Meta te presidenti i ri, Bajram Begaj. Jashtë institucionit të Presidencës është vendosur podiumi dhe karriget, ku do të ulen të ftuarit, të cilët do të marrin pjesë në ceremoninë.

Presidenti i ri, Bajram Begaj, pritet të mbërrijë në ambientet e Presidencës në orën 19:30 më pas aty do të luhet Himni kombëtar e pas kësaj Vitore Tusha do t’i dorëzojë Presidentit Kushtetutën.

Më herët në orën 18:00 do të mblidhet Kuvendi, ku do te behet betimi dhe seanca do ta drejtohet nga kryetarja Lindita Nikolla. Me mbërritjen në sallën e seancave plenare të deputetëve, ambasadoreve dhe Presidentit te ri, drejtuesja e seancës Lindita Nikolla do lexojë formulën e betimit.

Pas leximit të formulës, Begaj do të betohet para deputetëve, ky moment do të shënoje edhe marrjen e fuqisë së plotë si kryetar i ri i shtetit nga presidenti i ri, i cili do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse.

Pas betimit dhe fjalës para deputetëve ceremonia pritet te zhvendoset në një tjetër godinë atë të Presidencës ku presidenti në detyrë Ilir Meta do ti dorëzoj detyrën Bajram Begaj u zgjodh me 78 vota në raundin e katër dhe u propozua nga Partia Socialiste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb