Presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar gjatë një interviste për tabloidin britanik Daily Mail se administrata e tij kishin qenë në kontakt me familjet e 3 ushtarëve të ndjerë që humbën jetën gjatë operacionit të madh ushtarak amerikan në Iran.

“Do të takohem me familjet e tyre në kohën e duhur”, tha ai.

Trump tha se ‘ndoshta’ do të udhëtonte për në Bazën Ajrore të Doverit në Delaëare për transferimin solemn dhe dinjitoz të mbetjeve mortore të ushtarëve ose do t’i ftonte familjet të…Shtëpia e Bardhë.

Ai gjithashtu mbeti shpresëplotë se një demokraci mund të rritet në Iran pasi të përfundojnë sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit.

«Po», u përgjigj ai. «Do të jetë shumë interesante për t’u parë, por shumë gjëra mund të ndodhin dhe shumë gjëra shumë pozitive mund të ndodhin.»

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb