TIRANE- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë të enjte do të marrë pjesë në seancën solemne të betimit të Presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi, në Prishtinë. Axhenda e tij do të vazhdojë më tej me një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i parashikuar në orën 13:15.

Kryeministri Edi Rama do të qëndrojë dy ditë në Kosovë, pasi më 8 prill do të organizohet edhe ceremonia e inaugurimit të Hashim Thaçit, si president i Kosovës, ceremoni kjo që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në orën 11:00.

Përveç kryeministrit të Shqipërisë, në ceremoni janë të ftuar edhe krerë të tjerë shtetesh, por edhe mjaft personalitete nga e gjithë bota.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: