Rektori i Universitetit, Ethem Ruka, ka uruar studentët që kanë përfunduar sot ciklin e studimeve, duke u shprehur se ky nuk është vetëm fundi i studimevbe, por nisja e një rrugëtimi të ri,atij të jetës.

Zoti Ruka ka siguruar studentët që përballja me sfidat do të jetë më e lehtë, pasi ata kanë treguar se janë të fortë.

“Në 9 vite në drejtimin e Universitetit, nuk kam parë ndonjëherë një gjë kaq befasuese sa sot, në një ditë ë mrekullueshme plot diell. Uroj që ky diell t’ju shoqërojë gjithë jetën.
Ky mjedis i mrekullueshëm më thotë ta lë atë që kam shkruar në letër, e të flas ga zemra.
Sot, ditë feste, fundi i një udhëtimi për studentët tanë të mrekullueshëm dhe fillimi i rrugëtimit të jetës.
Kur keni ardhur ju kemi thënë se koha rrjedh si uji dhe shpejt kaluan edhe për ju. Ishte një rrugëtim suksesi, përqafimi dijes dhe përballimi sfidash për ju.
Më lejoni që në emrin tim dhe të stafit, në emër të Presidentit të grupit, Irfan Hysenbelliu ju uroj urime për këto arritje të mrekullueshme.
Kishit një rrugë të vështirë por ia a vlejtur, është punë dhe investim për të gjithë jetën tuaj. Rruga e dijes nuk mbaron sot por me mbylljen e syve, sepse gjithë jetës mësojmë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb