Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, zhvilloi sot një takim në Romë me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, i cili zgjati rreth tridhjetë minuta, pas përurimit me Papa Leonin XIV në Vatikan.
“Takimi mes Vance përfundoi. Zgjati rreth gjysmë ore”, deklaroi një burim nga zyra e presidencës ukrainase, duke e vlerësuar bisedën si “pozitive”. Ky takim pasoi një vizitë me Papën, që ndodhi menjëherë pas ceremonisë së kurorëzimit.
Gjithashtu, sipas një zyrtari të lartë nga Ukraina, gjatë takimit, Zelensky dhe Vance trajtuan edhe çështjen e telefonatës së parashikuar për nesër midis Donald Trump dhe Vladimir Putin. Dy udhëheqësit u përqendruan në analizën e gjendjes në vijën e frontit, diskutuan përgatitjet për bisedën telefonike të nesërme, shqyrtuan mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Rusisë në rast të mungesës së përparimeve dhe folën për hapat drejt një armëpushimi.
(Balkanweb)