Për herë të parë në histori, ceremonia e “Topit të Artë” këtë sezon do të zhvillohet në Londër. Si rrallë herë, të parashikosh fituesin në këtë edicion është shumë e vështirë duke e bërë dhe më të veçantë mbrëmjen gala që do të mbahet të hënën më 26 tetor. Një prej favoritëve absolut është edhe kapiteni i Anglisë, “bomberi” i Bayern Munich, Harry Kane. Në një intervistë për “The Guardian”, Harry Kane nuk e fshehu faktin se po e pret me emocion dhe padurim rezultatin e votimeve:

“Bashkëshortja ime preferon të njihet më herët më rezultatin, familja ime është shumë nervoze. Unë e kuptoj se France Football dëshiron që në ceremoni të jenë prezent të gjithë yjet, por personalisht do kisha dashur ta dija më herët rezultatin, të mos rrija në ankth gjatë gjithë mbrëmjes. Gjithsesi, ky është një vendim i tyre dhe nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim dhe ta shijojmë”, u shpreh Harry Kane.

Sipas mediave, tre janë favoritët kryesor për të triumfuar në këtë edicion të Topit të Artë, Harry Kane, Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe. Ky pritet të jetë podiumi, por gara e vërtetë pritet të zhvillohet ndërmjet Harry Kane dhe Lamine Yamal. I pari, pa diskutim vjen në këtë finale me shifra të pabesueshme, ndërsa Yamal me trofe si La Liga dhe mbi të gjitha me një Kupë Botë në “xhep”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb