KUBE- Së paku 25 liderë të huaj do të marrin pjesë në ceremoninë mortore të liderit kubanez, Fidel Kastro, kumtoi dje Ministria kubaneze e Punëve të Jashtme. Ceremonia mortore do të mbahet më 4 dhjetor. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan Barak Obama nuk do të shkojë në Kubë për varrimin e Kastros.

“Nëpresidenti Xhozef Bajdën gjithashtu nuk do të marrë pjesë”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhosh Ernest.

Pallati i Eliseut gjithashtu kumtoi se presidenti francez, Fransoa Olland nuk do të marrë pjesë në varrim. Franca do të prezantohet nga i dërguari i posaçëm i presidentit francez për Amerikën Latine, Zhan Pjer Bell, si dhe nga ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Energjetikës, Segolen Roja
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: