SPANJE – Pas mbarimit të sezonit sportiv, futbollistët kanë nisur pushimet. Pak ditë më parë Xavi Hernandez u fotografua me pushime në Ibiza me bashkëshorten e tij, një tjetër yll i futbollit, Cesc Fabregas shijon pushimet familjare. Ylli i Chelsea, pas disa ditë pushimesh në Formentera, Itali është fotografuar në Ibiza. 28-vjecari shoqërohej nga partnerja e tij, 40-vjecarja, Daniella Semaan, e cila është në muajin e nëntë të shtatzënisë. Çifti, i cili ka edhe një vajzë 2-vjecare, Lia ka shfaqur momente të ëmbla familjare.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb