Marcos Asensio është kthyer në çështje te Real Madrid. Sulmuesi ende nuk ka rinovuar me madrilenët, edhe pse kontrata përfundon në fund të sezonit. Për këtë temë është pyetur edhe trajneri i Los Blancos, Carlos Ancelotti.
“Nuk jam i sigurt nëse ai do të rinovojë apo jo, për mua nuk ka shumë rëndësi kjo gjë. Mua më intereson që ai të japë kontributin e tij për klubin pasi këtë sezon kemi synime të rëndësishme për të arritur”, tha tekniku italian.
(BalkanWeb)
